Dark Mode Light Mode

Pas ndalimit nga Specialja, Sami Lushtaku lirohet nga zyret e EULEX-it

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pas ndalimit nga Gjykata Speciale në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë është liruar.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka thënë se Lushtakut i është cenuar privatësia, pasi i është marrë telefoni mobil.

“Njëjte si herëve të kaluara mënojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin, sepse edhe zoti Lushtaku nuk e ka statusin e personit te dyshuar. Edhe përkundër këtij fakti atij i është cenuar privatësia sepse i është marrë telefoni mobil. Dhe natyrisht se do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetente të Dhomave të Specializuara.

Advertisement

Nuk ka pas paralajmërim për arrestimin dhe nuk ka pasur urdhër për arrestim”, ka thënë Qerkini në një prononcim për media, pas lirimit të ish-komandantit të UÇK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 5 =

Previous Post

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyret EULEX-it për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin djali i tij, Mergim Lushtaku, njëherësh deputet i PDK-së. “Janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se me babain e tij ndodhet edhe avokati në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Mergim Lushtaku është jashtë objektit të EULEX-it së bashku me familjarë te tjerë.

Next Post

Rrahje e të shtëna me armë zjarri shkaku i mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, arrestohen dhjetë persona në Gjakovë

Advertisement