Pas Juventusit, edhe Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për Neymarin.

Nga mediat franceze sot u raportua se sulmuesi është duke menduar për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini.

Derisa Neymar është i hapur për largim, për të nuk mungon as interesimi nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas gazetarit nga “Fichajes”, Ekrem Konur, Chelsea dhe Juventusi janë duke monitoruar situatën e ish-futbollistit të Barcelonës.

Më herët është raportuar se Juventusi ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e 30-vjeçarit, por kostoja e transferimit mund të pengojë transferimin e tij në Torino.

Ndryshe, Neymar me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.

SHPËRNDAJE