Dark Mode Light Mode

Papa Françesku: Po flisni për “dhunë islamike”, ju tregoj dhunën katolike dhe pedofilat në kisha

Pedofilia në Kishë: “Ata janë demonikë”, eshte ky titulli sot ne gazetat zvicerane, ku thuhet se “Të rinj të shurdhër kanë qenë viktima të priftërinjve pedofilë në një institut argjentinas katolik.”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Nuk mendoj se është e drejtë të identifikosh Islamin me dhunë,” u tha Papa Françesku gazetarëve në aeroplan gjatë udhëtimit të tij drejt Romës, pas një qëndrimi pesë-ditor në Poloni. “Nuk është e drejtë dhe nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

Françesku iu përgjigj një pyetje në lidhje me një sulm ndaj një kishe në Francën perëndimore më 26 korrik dhe vrasjen e një prifti katolik 85 vjeç, ku thuhet se IS ishte përgjegjës për sulmin.

Advertisement

“Unë mendoj se ka gjithmonë grupe të vogla ekstremiste pothuajse të gjitha fetë”, tha Papa, duke shtuar se “edhe ne i kemi ato”, referuar katolicizmit.

“Nuk më pëlqen të flas për dhunë islamiste sepse çdo ditë shoh në media dhunën këtu në Itali – dikush vret të dashurën e tij, dikush vret vjehrrën…dhe është fjala për krime të kryera nga katolikë të pagëzuar”, tha ai.

“Nëse flas për dhunën islamike, duhet të flas dhe për dhunën katolike. Jo të gjithë muslimanët janë të dhunshëm”, theksoi kreu i Vatikanit.

Ai tha se ka shkaqe të ndryshme të terrorizmit.

“Unë e di se është e rrezikshme ta thuash, por terrorizmi po rritet kur nuk ka mundësi të tjera dhe ku paraja është Zoti”, tha Papa.

“Kjo është forma e parë e terrorizmit. Ky është terrorizmi themelor kundër gjithë njerëzimit. Për këtë duhet debatuar”, shtoi Papa Françesku

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − nine =

Previous Post

Mbi 300 haxhilere nga Lugina e Preshevës shkuan haxh (Mekë)

Next Post

Nusja e Lezbalive (Presheva) mund te bëhet kryeministre nëse kosovaret ja duan te miren vendit

Advertisement