Dark Mode Light Mode

BEOGRAD: Pala mbrojtëse kërkoi lirimin e pakusht e të burgosurve shqiptarë

Preshevë, 6 shtator – Në një deklaratë dhënë për AIK “Presheva Jone, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, theksoi se në Gjykatën Speciale të Prokurorisë për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, në Beograd, sot më 06. 9. 2012 u tha fjala përmbyllëse e Mbrojtjes së të akuzuarve për kinse krime lufte, gjatë së cilës u dëshmua pafajësia totale e djemve shqiptarë nga Presheva.
Rexhepi: “Edhe mbrojtja e tha fjalën e fundit”
“U elaboruan në mënyrë të detajuar pjesa dërmuese e dokumenteve dëshmi, mbi të gjitha dokumenti i EULEX-it për mosgjetjen e mbetjeve mortore në liqenin e Livoçit”, theksoi Rexhepi, duke shtuar se “në fund pala mbrojtëse kërkoi lirimin e pakusht të të gjithë të akuzuarve si plotësisht të pafajshëm”.
Sipas Rexhepit, për nesër ka mbetur të thuhen fjalët përfundimtare të AGUSH MEMISHIT, SHEMSI NUHIUT, FATON, SAMET dhe FERAT HAJDARIT, derisa SELIMON SADIKU fjalën e tij të fundit e ka thënë më herët. / M.K.

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 5 =

Previous Post

MUSLIU, ndërkombëtarëve: Edhe Lugina në dialog, nëse duan stabilitet në rajon !

Next Post

Fabregas: Dua ta mbyll karrierën të Barca

Advertisement