Dark Mode Light Mode

Osmani: Pas zgjedhjeve ti bashkojmë mandatet politike shqiptare

 

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe bartësi i listës për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore, Rufi Osmani zhvilloi mbrëmë mitingun në Reçicë të Vogël.

Osmani kërkoi pas 5 qershor, që deputetët e të gjitha partive shqiptare, edhe pse në zgjedhje shkojnë si konkurrentë, të veprojnë së bashku. “Vetëm me veprim të përbashkët të deputetëve shqiptarë mund të faktorizojmë përfaqësimin politik të shqiptarëve. Vetëm nëse jemi faktor politik në parlament dhe qeveri, mund të parandalojmë shpenzimin e fondeve të buxhetit vetëm për maqedonasit”, tha ndër të tjerash lideri i RDK-së, Rufi Osmani.

“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të bëjmë bashkë mandatet politike shqiptare, të bëjmë një grup të përbashkët të deputetëve dhe në këtë mënyrë të faktorizojmë përfaqësimin politik të shqiptarëve. Ky faktorizim është çështje esenciale për të realizua të gjitha objektivat, synimet sepse vetëm duke qenë faktor politik në parlament dhe më pas në qeveri ne nuk do të lejojmë që të na përsëritet harxhimi i 200 milion eurove në projektin Shkupi 2014”, tha Osmani.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × two =

Previous Post

Fushata zgjedhore drejt fundit

Next Post

Brad Pitt: Rolet i zgjedh për të bërë krenarë fëmijët e mi

Advertisement