Dark Mode Light Mode

OKB: 66 mijë persona janë zhvendosur nga luftimet në Siri

Rreth 66,000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në pesë muajt e fundit, si pasojë e luftimeve në dhe përreth qytetit sirian al-Bab, ka thënë sot agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia OCHA, ka thënë se fushata e opozitës siriane, që mbështetet nga Turqia, për të marrë nën kontroll al-Bab nga militantët e Shtetit Islamik, ka bërë që 40,000 banorë të largohen nga qyteti.

Më 23 shkurt, trupat opozitare siriane që mbështeten nga Turqia, arritën të marrin nën kontroll këtë qytet.

Advertisement

Edhe 26,000 banorë të tjerë janë larguar për shkak të luftimeve në Manbij, i cili është nën kontroll të forcave të udhëhequra nga kurdër, dhe al-Khafseh, që kontrollohet nga IS-i.

OKB ka paralajmëruar se kërcënimi nga militantët e IS-it vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht se ata janë tërhequr nga juglindja e vendit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine − 6 =

Previous Post

Per pritjen e Nishanit ne Bujanoc e Preshevë mobilizohen jo vetëm shqiptarët, por edhe serbet..

Next Post

Pas Bujanocit edhe Presheva pushtohet me flamuj kuqezi dhe banderola te presidentit shqiptar

Advertisement