Dark Mode Light Mode

Një fakt skandaloz në futbollin e Kosovës

Në çdo kampionat evropian është rregull që para se të transferohet një lojtar te një klub, t’i nënshtrohet testeve mjekësore

Por kjo nuk ndodhë kurrë në Kosovë, raporton Infokusi.

Kemi raste të shumta nga e kaluara kur lojtari për shkak se ka dështuar të kalojë me sukses testet mjekësore, ka dështuar të transferohet te klubi ku veç kishte arritur marrëveshje të kalonte.

Rasti më i freskët, nga merkatoja e verës, është ai i Davide Santon i cili dështoi 3 herë në testet mjekësore, duke mos arritur të transferohet te klubet angleze, West Ham dhe Sunderland.

Advertisement

Sidoqoftë, Santon nuk do t’a kishte problem transferimin te një klub kosovar, pasi një rregull i tillë si testet mjekësore, nuk zbatohet fare në Vala Superligë.

Klubet nga liga elitare transferojnë futbollistët pa e pasur as idenë më të vogël të gjendjes së tyre fizike, me lojtarët që i nënshtrohen një kontrollimi formal në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

Sigurisht, tani pas pranimit në UEFA e FIFA probleme të tilla nuk duhet të ekzistojnë, por të shpresojmë se do të intervenohet shumë shpejtë nga FFK në këtë aspekt. /Sportali.net

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 9 =

Previous Post

Tha se nuk do t’i shërbente kurrë çaj Erdoganit, arrestohet!!!

Next Post

De Biasi sulmon dy yjet e Kosovës

Advertisement