Dark Mode Light Mode

Një delegacion nga Presheva vizitoi Agush Memishin në burgun e Beogradit

Delegacioni i Komunës së Preshevës, i përbërë nga Orhan Rexhepi, Nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, njëherit edhe Kryetar i LKSH-së dhe nga Sekretari i po këtij Kuvendi Naser Pajaziti, pas tentimit të katërt vizitoi sot në burgun qendror të Beogradit vetëm Agush Memishin, sepse i njejti nuk u lejua të vizitohet në datën 08. 7. 2011, kur edhe u vizituan tre të burgosurit tjerë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 29 korrik/ AIK-Presheva Jonë

Sipas z.Orhan Rexhepi, pos kërkesës së 8 Korrikut ishte insistuar edhe me dy herë tjera për realizimin e kësaj vizite, dhe kurë  edhe vetë Agushi e bëri një kërkesë të tillë brënda nga burgu, Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq, më në fund e lejoi këtë vizitë. U bisedua për shpresën e madhe për lirim të shpejtë, pas Dokument-dëshmisë së EULEX-it, e së fundi edhe pas prononcimet dhe njoftimet e Komisioneres së Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara znj. Navi Pillay rreth gjykimit dhe dënimit  të nëntë të rinjve shqiptarë nga Presheva me101 vjet burg

Advertisement

 
Gjatë kësaj vizite gjysmëorëshe u vërejtë qartë vendosmëria e Agush Memishit, mu ashtu siç kishte qenë që nga dita e parë e Gjykimit, për tu përballur me gjithë këtë proces të montuar politik nga ana e Qeverisë Serbe. Siç dihet, nëntë djemt Shqipatrë të Preshevës u akuzuan për “krime lufte” ndaj Serbëve dhe pastaj, në datën 21. 01. 2011, u dënuan me 101 vjet burg, të gjithë së bashku.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 19 =

Previous Post

Përforcime serbe në kufi me Kosovën, ballpërballë me forcat e NATO-s në Veri

Next Post

Komesionerja e OKB-së kërkon nga Beogradi të ndal diskriminimin ndaj shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës

Advertisement