Dark Mode Light Mode

Nga sot, Dita zyrtare e Komunës së Bujanocit, është 9 Maji

Ministria për të drejtat e njeriut, pakicave administratë shtetërore dhe vetëadministrim local ka dhënë, sot, Pëlqimin pozitiv, në Vendimin e Kuvendit të komunës së Bujanocit që si ditë zyrtare e kësaj komune është propozuar 9 Maji, datë e cilë njëkohësisht festohet në tërë territorin e Bashkimit Europian si “Dita e Europës”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Bujanoc, 9 maj

Advertisement

Ne seancën e kaluar, KK I Bujanocit, pas shumë polemikave, kishte marrë vendim që dita e komunës së Bujanocit të përcaktohet  9 maji. Sipas dispozitave ligjore, në këtë vendim është dashur edhe pëlqimi pozitiv i Ministrisë, I cili, sot, zyrtarisht ka ardhur në adresë të Komunës.

Vlen të përmendet, se deri në nëntor të vitit 2008, dita zyrtare e komunës së Bujanocit ka qenë “Shën Apostujt Petar dhe Pavle”, e cila me Statutin e ri të kësja komune, të aprovuar në nëntor 2008, ishte hequr.

Që nga ky vit Bujanoci do ta kremtojë zyrtarisht 9 majin si ditë të komunës së vet, pra në të njëjtën kohë kur këtë ditë e shënojnë gjithë qytetarët nën jurisdikcionin e Bashkimit Europian.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 4 =

Previous Post

Komuna e Bujanocit vazhdon bashkëpunimin me Organizatën Help

Next Post

Hidhen poshtë deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit X

Advertisement