Dark Mode Light Mode

Në disa vende të Botës filloi të festohet Viti i Ri 2012

E fundit që do të festojë janë Shtetet e bashkuara të Amerikës. Qyteti më i njohur i Australisë, Sydney e kremoti tradicionalisht Vitin e Ri 2012 me fishekzjarrë spektakolarë në urën e qytetit afër Operës, ku ishin tubuar qindra mijëra qytetarë.

Viti 2012 trokiti për herë të parë në ishujt Samoa në Paqësorin Jugor, më pas në Zelandën e Re.
Qielli u ndriçua nga mijëra fishekzjarre. Në tërë botën po bëhen përgatitjet e fundit për pritjen e Vitit të Ri 2012. Në qytetin më të madh australian, në Sydney është çdo gjë gati për një natë të çmendur. Australianët dhe qyteti port i tyre Sydney është tradicionalisht qyteti i parë i madh botëror që e kremton hyrjen në Vitin e Ri dhe këtë e bën me fishekzjarre vërtetë madhështore.

Qyteti më i njohur i Australisë, Sydney e kremoti tradicionalisht Vitin e Ri 2012 me fishekzjarrë spektakolarë në urën e qytetit afër Operës, ku ishin tubuar qindra mijëra qytetarë. Spektakli ka kushtuar rreth 6 milionë dollarë, kurse në koncerte për ndërrimin e moteve janë paraqitur Boy George, Snoop Dog, “Pet Shop Boys” e të tjerë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + 19 =

Previous Post

IFJ: Viti 2011 mori jetën e 106 gazetarëve nga plumbat

Next Post

PRIZREN: PËR HAJR JU KOFT VITI I RI !

Advertisement