Dark Mode Light Mode

NË DOBROSIN: Ndërroi jetë Haxhi Riza Sylejmani, pas 100 vjetëve jetë

Në moshën 100 vjeçare ka vdekur  Haxhi Rizah Sylejmani i cili u varros sot (e diele, para 3-4 orëve, me aksham) ne Fshatin e tij të lindjes, në Dobrosin, fshat ky simbol i qëndresës shqiptare në Luginën e  Preshevës,  ka njoftuar sot agjencinë informative kombëtare  « Presheva Jonë » komandant « Poeti » – Shefkett Hasani nga Dobrosini, ndryshe Kusheri i Haxhi Riza Sylejmanit

 

Dobrosin, 4 mars

Advertisement

I ndjeri Haxhi Riza mbushi 100 vjeq në janarin e fundit  i njohur si plaku më i vjetër në Kosovën Lindore. Haxhi Riza lindi dhe jetoi vitet, në kohrat më vështira të popullit shqiptare, në periudhat e  kralevinës, e pashicëve dhe rankovicëve të cilat toka shqiptare sot e kësaj dite edhe pas 100 vjteve mbahen edne te okupura nga Serbijanka, thotë komandanti UCPMB-së…Haxhi Rizahi,  rahmet shpiri i pastë ishte dëshmitar i masakrës serbe së Isivukëve..Edhe pse  viti i tij i lindjes koincidon me pavarësinë e Shqipërisë, ai këtë pavarësi  vetëm e kishte dëgjuar në “tranzistor” siq thoshte ai vet i ndjeri, apo e dinte si datë, por kuuurrë as pas 100 vjetësh nuk e kish parë me sy e as nuk e përjetoi…përkundër tri lufrave që ja kishte pritur ymri t’i percillte…Haxhi Riza Sylejmani shkoi me merakun që Dobrsonin dhe Luginën e Preshevës  e la në okuprim, nën Serbi… përkundër asaj se djemtë, nipat e stërnipat e tij luftuan në radhët e UCPMB-së për të kundërtën…

 

Familjes Sylejmani nga Dobrosini i përcjellin ngushllime të sinqerta nga Sant-Galleni Shefket Hasani (Komandant i UCPMB-së) bashkë me  familjen si dhe mbarë kusherrinjtë dhe mbesat e nipat në Kumanovë, Gjenevë e mbarë Zvicra..,

View Comments (2) View Comments (2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × two =

Previous Post

SHAHINI: AKB sot gjithsesi në Preshevë, ndryshe pa Luginën as projekti nuk do të quhej “Javët e biznesit kombëtar“

Next Post

Provokimi i policisë serbe me AKB bëri që edhe Ashton nga BE t'ja cingërroj presidentit serb Tadic

Advertisement