I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” bëri thirrje për protestë më 22 dhjetor “për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.
Thirrja, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të caktojë ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe ra në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit”.