Dark Mode Light Mode

Ndërron jetë ish ushtari i UÇPMB-së Burhan Sulejmani

Bujanoc, 18 qershor – Ish-ushtari i UÇPMB-së, Burhan Sulejmani, nga Tërnoci i Bujanoci, ka ndërruar jetë, të shtunën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Me këtë rast OVL e UÇPMB-së i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Sulejmani dhe gjithë bashkëluftëtarëve të ish-ushtarit të UÇPMB-së, Burhan Sulejmanit. NJOFTIM Të nderuar bashkëluftëtarë, sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e bashkëluftëtarit, Burhan Sulejmani nga Tërrnoci i Madh. OVL e UÇPMB-së i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Sulejmani dhe gjithë bashkëluftëtarëve, ndërsa për Burhanin lutemi që të jetë i shpërblyer nga Zoti Fuqiplotë. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën, pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Tërrnoc. Për ta nderuar shokun tonë ju ftojë të gjithëve që të merrni pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit, Burhan Sulejmanit./ Metali Krasniqi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 10 =

Previous Post

Reagim, OVL e UÇPMB-se: Zedhenesi i Kryetares Sinani me shantazhe ndaj ish komandantevë të UCPMB-së

Next Post

Pas publikimit ne agjenc. inf. "Presheva jonë", reagon Ardita

Advertisement