Dark Mode Light Mode

NATO do partneritet strategjik me Rusinë

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka bërë thirrje për një “partneritet të vërtetë dhe strategjik” ndërmjet Aleancës e Rusisë. Komenti i tij vjen pas acarimit të Moskës rreth planeve amerikane për ndërtimin e mburojës raketore në Evropën Lindore.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka paralajmëruar një epokë të re të Luftës së Ftohtë nëse Rusia dhe Perëndimi dështojnë të bien dakord mbi mbrojtjen raketore.

Moska po ashtu ndjehet e ofenduar meqë NATO duket se ka shmangur propozimet e saj për mbrojtje të përbashkët raketore.

Advertisement

Rasmusen tha para gazetarëve në Bratisllavë se Aleanca do të propozojë dy sisteme të pavarura që bashkëpunojnë – një sistem i NATO-s dhe një sistem i Rusisë”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 13 =

Previous Post

Gjenerali kinez: Kina nuk do të sfidojë SHBA ushtarakisht

Next Post

Boateng nuk do të largohet

Advertisement