Dark Mode Light Mode

Musliut i pëlqen ideja e Qosjes për shkëmbim territoresh

Rexhep Qosja insiston se propozimi i tij për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë në këmbim të Luginës së Preshevës, është në dobi të shtetit të Kosovës.

 

Advertisement

Ky propozim është mirëpritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, i cili ka thënë se propozimi i akademik Qosjes është i pranueshëm.

 

Ai ka thënë të dielën për gazetën “Epoka e re” se Lugina e Preshevës është pjesë e Kosovë, e cila, sipas tij, pas Luftës së Dytë Botërore, është aneksuar dhunshëm nga ish-Jugosllavia pa vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

 

“Propozimi i akademikut Rexhep Qosja është i pranueshëm. E tëra kjo deklaratë e tij jep të kuptojë se Kosova nuk po mund të kontrollojë as veriun e as Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është në situatë shumë të rëndë, ku edhe vet faktori ndërkombëtar e pranon se populli më i diskriminuar në Evropë janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë pa asnjë të drejtë. Kurse serbët e Kosovës i kanë të gjitha të drejtat. Ne çdoherë kemi kërkuar reciprocitet ose në bazë të referendumit të shprehet verdikti i popullit shqiptar të Luginës së Preshevës. Prandaj mendoj se ky do të jetë vit i sfidave. Sepse nuk mund të vazhdohet edhe më tutje me atë thënien ‘tërhiqe e mos e këput’, por duhet njëherë e përgjithmonë Presheva të bashkohet me trungun amë, me Kosovën”, është shprehur Musliu.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × five =

Previous Post

Dacic: Me Vuçiç për kandidat kur të kthehet nga Davosi

Next Post

E dhimbshme! 'O ba të lutem zbrit', mes lotësh djali i kërkon babait të mos vetëvritet

Advertisement