Dark Mode Light Mode
OVL e UÇK-së: Shqiptarët nuk tolerojnë më spastrime etnike
MUSLIU: UÇPMB-ja mund të rimobilizohet, nuk jetohet më kështu as në paqë as në luftë
THACI për "TIMES": Nuk do të ketë këmbime të territoreve

MUSLIU: UÇPMB-ja mund të rimobilizohet, nuk jetohet më kështu as në paqë as në luftë

Ish- shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tash lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, e ka vlerësuar akt të shëmtuar dhe barbar arrestimin e tetë shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e xhandarmërisë së Serbisë.

 

Prishtinë, 6 maj

Advertisement

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Musliu ka thënë se shqiptarët e Luginës mund të rimobilizohen sikurse në vitin 2000, kur doli në skenë UÇPMB.

“Lindja e UÇPMB-së ndodhi për shkak të këtij diskriminimi që ushtronte dikur regjimi i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosevic. Po qe se vazhdohet kështu, ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe populli në përgjithësi nuk do të rrinë duarkryq”, ka deklaruar Musliu.

Në këtë kontekst, Musliu ka bërë me dije se faktori politik shqiptar në Luginë të Preshevës është më i bashkuar se kurrë më parë.

Sipas ish shefit politik të UÇPMB-së, në zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës duhet të përfshihet Shqipëria, Kosova si dhe faktori ndërkombëtar. /Telegrafi/

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=OVmEMrUpT98&feature=related’]

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 16 =

Previous Post

OVL e UÇK-së: Shqiptarët nuk tolerojnë më spastrime etnike

Next Post

THACI për "TIMES": Nuk do të ketë këmbime të territoreve

Advertisement