Dark Mode Light Mode

Motorola mposht Apple në gjykatë

Gjatë ditës së djeshme, Motorola ka tejkaluar ndërmarrjen Apple, duke fituar një çështje për patentim në Gjermani. Kjo e shtyu ndërmarrjen Apple që t’i tërheqë të gjitha pajisjet e veta nga dyqanet e veta online për një kohë.
Pajisjet e përfshira përfshihen iPhone 3G, iPhone 3GS, iPhone 4 dhe të gjithë iPad-ët që e kanë të mundësuar sistemin 3G. Këto pajisje u tërhoqën nga uebfaqja e dyqanit të Apple në Gjermani për një kohë, derisa bllokimi të mos largohej. Një padi u bë pasi Apple tha që Motorola nuk ishte i vyeshëm me licensim të patentimeve. Apple e bëri një ofertë për pagesën për licensim dhe prodhimet e veta duhet të rikthehen së shpejti në rafte.

Siç duket, përdoruesit e iPhone dhe iPad në Gjermani mund të humbasin disa funksione të shërbimit iCloud. Përgjithësisht, përdorimi i “shtyerjes” së emailave është një humbje e madhe. Mundësia për të marrë letra dhe lajmërime në kohë është thelbësore për shumë përdorues.

Duket që Google nuk ka bërë gabim për marrjen e vendimit për blerje të ndërmarrjes Motorola, në mënyrë që të mbronte sistemin e vet operativ Android dhe prodhuesit nga betejat ligjore.

Advertisement

Po ashtu mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në Floridë, ku Motorola ka paditur ndërmarrjen Apple. Mund të thuhet se Motorola mund të triumfojë edhe në këtë vend/pcworldalbanian

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × three =

Previous Post

Amerika mbështet anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Next Post

OKB: Numër rekord i vdekjeve të civilëve në Afganistan

Advertisement