Dark Mode Light Mode

Monti sugjeron pezullimin e futbollit në Itali

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, ka sugjeruar pezullimin e futbollit në vend për dy ose tre vjetët e ardhshëm, për shkak të skandaleve me montimin e ndeshjeve.

Katërmbëdhjetë persona, përfshirë kapitenin e ekipit Lazio, Stefano Mauri, janë arrestuar të hënën, në lidhje me akuzat për “kurdisje të lojërave”.

Arrestimet e së hënës çojnë në 50 numrin e të dyshuarve të arrestuar që nga viti i kaluar.

Advertisement

Mbrojtësi i skuadrës kombëtare, Domeniko Kriscito, është lënë jashtë ndeshjeve në Euro 2012, për shkak të hetimeve kundër tij.

Monti ka thënë se ideja për ndalimin e futbollit në Itali nuk është propozim i qeverisë, por sugjerim i tij personal.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + 19 =

Previous Post

Ende e rëndë gjendja e ish pjesëtarit të UÇK-së

Next Post

Euroja shënon rekord të ri të rënies

Advertisement