Dark Mode Light Mode

Minatorë të Trepçës i ankohen kryetarit të VV-së në lidhje me ligjin

treepKryetari i opozites shqiptare ne Kosovë, ai nga  Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri bashkë me deputetin Faton Topalli kanë takuar sot disa nga minatorët e ndërmarrjes Trepça për të diskutuar për ligjin për këtë ndërmarrje.

“Organizata joqeveritare ‘Minatori’, bashkë me sindikatën e minatorëve të Stan Tërgut dhe atë të metalurgjistëve kishin kërkuar këtë takim për t’i shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë ligj”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërkesat për njohje të përvojës së punës, njohjen e diplomave interne, përfshirja e minatorëve prej vitit 1989 në pronësinë e 20 përqindëshit të aksioneve, janë kërkesa të drejta dhe Lëvizja Vetëvendosje  do t’i përkrahë ato.

Advertisement

Deputetët u dakorduan me minatorët që bashkëpunimi do të vazhdojë duke e ditur që Trepça është motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 5 =

Previous Post

Sondazhet: Clinton avancon..rimerr përparësinë ndaj Trump

Next Post

Serbia ndihmon arsimin shqip ne Luginën e Preshevës me 415 bursa për nxënës. Nga Kosova deri tash vetëm fjalë..

Advertisement