Rasti i Republikës së Maqedonisë kundër Republikës së Greqisë është rast i thjeshtë dhe i qartë i “pacta sunt servanda” (marërveshjet duhet të repsektohen). Pala e paditur u ankua ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO duke u mbështetur në arsye të cilat nuk janë të lejuara sipas Marrëveshjes së përkohshme.

Pala e paditur përpiqet që rastin ta bëjë kompleks, duke paraqitur një seri pohimesh jorelevante apo të pasakta, si dhe pohime të reja juridike dhe faktike të cilat nuk ishin inicuar para prillit të vitit 2008.

Argumentet e Palës së paditur si duket kanë për qëllim të fshehin shkelje eksplicite të një obligimi eksplicit i cili del nga Marrëveshja e përkohshme. Kështu tha mes tjerash ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, i cili përfaqësoi Maqedoninë në diskutimin publik rreth padisë kundër Greqisë për zbatimin e Marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar ndërmjet dy vendeve në vitin 1995.

Duke folur pët zhvillimin e Maqedonisë gjatë 20 viteve që prej shpalljes së pavarësisë, Milloshoski theksoi se shteti çdoherë uishte pjesë e vendimeve, e jo pjesë e problemeve në rajon dhe foli për kontestin për emrin, Marrëveshjen e përkohshme të arritur në vitin 1995, si dhe për dialogun mes Greqisë e Maqedonisë prë emrin, duke nënvizuar se kjo çështje nuk është pjesë e kësaj lënde para Gjykatës.

Duke cekur se kjo është paraqitja e parë e Maqedonisë si palë në Gjykatën e Hagës, ai sqaroi se me padinë kërkohet nga Greqia t’u përmbahet obligimeve kyçe nga Marrëveshja e përkohshme.

SHPËRNDAJE