Dark Mode Light Mode

Imeri: Agron Sylejmani, Naim Kadriu dhe Avni Feta janë paguar për ta vrarë Haki Imerin

 

Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit, në një intervistë televizive ka thënë se Agron Sylejmani, Naim Kadriu dhe Avni Feta janë paguar për ta vrarë vëllain e tij Hakiun.

Vrasësit e vëllait tim janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, llapjanë. Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut mi kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë. Por, kush i solli në Drenicë me na vra? Mua më intereson se kush i solli ta vrasin vëllanë tim”, ka thënë Imeri.

Ai më tej ka rrëfyer se gjatë luftës kur ishte i burgosur në Sahan të Krumës është rrahur nga gruaja e Rexhep Selimit tani deputet i VV-së, Shqipe Selimi.

Advertisement

Imeri ka thënë se këtë gjë e ka kuptuar para rreth dy-3 muajve nga banorët e Krumës.

“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill”, ka treguar Ymeri. Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë”.

“Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin para dy-tre muajsh. Ajo është shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri./BS

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 2 =

Previous Post

Mediat serbe: Shqiptaret po na thone të kthehemi andej nga kemi ardhur, në Karpatet ruse!

Next Post

Imer Imeri: Gruaja e Rexhep Selimit me rrihte kur isha i burgosur nga UÇK-ja

Advertisement