http://www.botasot.info/img/regjistrimi_436.jpgAlbert Dalipi është një shtetas i Maqedonisë që jeton dhe punon përkohësisht në Zvicër dhe se ai ka shprehur shqetësimin se nuk mund të regjistrohet gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë që ka filluar nga 1 tetori dhe do të zgjas deri më 15 tetor.
Strugani që aktualisht gjendet në Zvicër shqetësimin e tij e ka përcjellë përmes INA-s dhe se ai thotë se ka argument të fortë se ai është i lidhur me vendlindjen dhe ku vjen dy deri në tre herë në vit.

“Kur regjistrohen maqedonasit që janë në Afganistan me vite dhe që nuk kanë ardhur më shumë se një vit në Maqedoni, atëherë apelojmë që edhe ne si të përfshihemi për tu regjistruar si qytetarë të këtij vendi”, ka theksuar Alberti, duke kërkuar hollësi se si të regjistrohet.

Nga Komisioni Shtetëror për Regjistrim (KSHR) i përgjigjen thirrjes së Albertit, të cilit sipas procedurës ligjore ai duhet të regjistrohet dhe kjo mundësohet lehtë, ashtu që një familjar i ngushtë i këtij qytetari që jeton përkohësisht jashtë vendit duhet ti ofrojë dokumentet e familjes së tij.

“Të paktën një dokument personal duhet për tu regjistruar, si pasaporta, letërnjoftimi, certifikata e lindjes, libreza e shëndetësisë,etj. Këto të dhëna, ndonjë nga familjarë e afërt duhet t`ia dorëzojë ekipit regjistrues që vjen në vendbanimin ku jeton qytetari që është jashtë vendit”, theksoi një nga anëtarët e KSHR-së.

Edhe nënkryetari i KSHR, Bujar Osmani e konfirmoi këtë, duke theksuar se në procesin e regjistrimit përfshihen të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit më pak se një vit, apo ata që kanë vizituar të paktën një herë vendlindjen gjatë vitit.

SHPËRNDAJE