Dark Mode Light Mode

Menduh Thaçi mbështet protestat e shqiptarëve në Shkup

thaciiiLideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi se, i mbështet protestat e shqiptarëve për rastin e fundit ”Monstra”, ku u dënuan disa të rinj shqiptar me burgim të përjetshëm.

“Ne i mbështesim protestat, mirëpo ne jemi edhe koka intelektuale dhe racionale. I lus të gjithë shqiptarët mos ta humbin shpresën tek procesi demokratik, dhe mos ta humbin shpresën tek aleatet tanë BE, NATO-ja dhe SHBA-ja.

Ai theksoi se, e drejtë është të protestohet çfarëdo padrejtësie që ndodh, dhe për rastin e fundit “MONSTRA”, por protesta sipas tij, duhet drejtohet aty ku duhet.”E keqja e shqiptarëve është Ali Ahmeti dhe BDI. Për dhunë policore ndaj protestuesve shqiptar në Shkup nuk reagohet me fjalë, por me vullnet politik.

Ne jemi në vështirësi të reagimit tonë, 153 mijë votues që llogariten gati 2/3 janë dhënë kësaj politike të Car Dushanit, politikës së represionit dhe ne me shumë vështirësi arrijmë ta shtyjmë përpara qëndrimin tonë, vlerësimin tonë, dhe rezistencën tonë”, ka thënë Thaçi.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 9 =

Previous Post

Italiani godet me thikë për vdekje 23-vjeçarin shqiptar

Next Post

Ska rendsi eshte Izraelit apo Palestinez, eshte njeri!

Advertisement