Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi takon ambasadorin e ri të Britanisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Për këtë takim Krasniqi njoftoi ndërmjet rrjetit social, facebook.

Ky është postimi i tij i plotë.

Advertisement

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.

Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.

U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët. 🇽🇰🇬🇧”

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 1 =

Previous Post

Hapen katër degë bankare serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, shkak pagesat me dinarë

Next Post

Reçica njofton për Kuvendin zgjedhor të PDK-së në Belgjikë

Advertisement