Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi ia jep Albin Kurtit propozimin për datën e zgjedhjeve nga studio

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga studio e “Pressing” të T7, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë  mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”.

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë Krasniqi.

Advertisement

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 5 =

Previous Post

Memli Krasniqi: Unë nuk e preferoj në asnjë formë koalicionin VV-PDK

Next Post

Reçica: Bashkë për teatrin dhe identitetin kulturor shqiptar

Advertisement