Dark Mode Light Mode

Më 8 tetor vihet gurthemeli i Xhamisë Qendrore

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që më 8 tetor të këtij viti të nis ndërtimin e xhamisë së madhe, në lokacionin e caktuar nga Komuna e Prishtinës, afër Postës së Re, e cila përfshinë një sipërfaqe rreth 78 ari.

Në profilin e tij në facebook, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, njofton: “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me PTK-në, ka hapur një numër të veçantë për thirrje telefonike, e cila kushton 1 euro, mjete të cilat dedikohen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, gurthemeli i së cilës do të vendoset solemnisht më datën 8. 10. 2012”, transmeton “Kosovapress”.

Bashkësia Islame e Kosovës fillimisht nuk kishte pranuar propozimin e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në hapësirën ndërmjet Postës së Re dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare, pasi që pretendonin që xhamia të ndërtohej përballë Institutit Albanologjik, gjegjësisht në vendin ku është çerdhja “Gëzimi ynë”. /Telegrafi/

Advertisement

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 19 =

Previous Post

BUSEK: Serbia JO në BE para se ta njohë Kosovën

Next Post

Serbja që bëri seks me boçe pishe, doli nga spitali, është pak ma mirë...

Advertisement