Dark Mode Light Mode
Qytetarët: Maqedonia është në krizë
Me 63 vota Kuvendi miratoi rezolutën për bisedime me Serbinë
Adriana Karanbegu i thote "ciao" burrit te vet

Me 63 vota Kuvendi miratoi rezolutën për bisedime me Serbinë

Rezoluta e miratuar është propozuar nga Grupi parlamentar i PDK-së por nuk është përkrahur nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe AAK-ja

Prishtinë,10 mars (AIK-Presheva Jone)

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për bisedime me Serbinë, të cilën e ka propozuar grupi Parlamentar i PDK-së. Kjo rezolutë nuk është përkrahur nga LDK-ja, AAK-ja dhe Vetvendosja.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha para deputetëve se grupet parlamentare nuk kanë arritur të harmonizojnë qëndrimet e tyre, prandaj ai propozoi që të hudhet në votim projektrezoluta e propozuar nga PDK-ja në seancën e kaluar me të cilën i jepet përkrahje bisedimeve me Serbinë.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e hodhi në votim me çrast 63 deputetë votuan pro rezolutës, 48 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërkohë në seancën e sotme është miratuar vendimi për formimin e komisioneve parlamentare, ndërsa është ngritur edhe çështja e vrasjes së Leutrim Musliut nga Uglari i Gjilanit, me ç’rast është kërkuar zbardhja sa më e shpejtë e rastit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − ten =

Previous Post

Qytetarët: Maqedonia është në krizë

Next Post

Adriana Karanbegu i thote "ciao" burrit te vet

Advertisement