Dark Mode Light Mode

McLaren prezanton makinën e re

(AIK-Presheva Jone)

 

McLaren Mercedes prezantoi sot në Postdamer Platz (Berlin) makinën e re me të cilën do të garojë në kampionatin botëror të Formula 1.

Advertisement

Makina emërtohet MP4-26.

Pilotët e McLaren për sezonin e ri të Formula 1 do të jenë sërish britanikët Lewis Hamilton dhe Jenson Button.

“Kam zhvilluar një përgatitje të mirë dhe ndihem në formë. Dua të luftoj deri në garën e fundit për fitoren e titullit kampion sepse inxhinierët na kanë dhënë një makinë kompetitive”, u shpreh Hamilton.

Nërsa Button u shpreh: “Makinën e re nuk e kam provuar ende, por kam punuar shumë në simulator dhe ndihem mirë. Këtë vit do të jem më i fortë.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 9 =

Previous Post

BELGZIM KAMBERI PRANON LETER NGA BRUKSELI, NGA KABINETI I ZONJËS ESHTON

Next Post

Bleona Qerreti me Timbeland !

Advertisement