Dark Mode Light Mode
NY Daily News: Shokuese që nuk fitoi filmi “Shok”
Mbyllet procesi, vetëm një ofertë për ndërtimin e stadiumit të ri
Reali shet këta dy yje

Mbyllet procesi, vetëm një ofertë për ndërtimin e stadiumit të ri

qemal-stafa-640x380Këtë të hënë është mbyllur procesi i dorëzimit të ofertave për projektimin, prishjen, financimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar të Shqipërisë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, institucioni i futbollit në Shqipëri ka bërë të ditur se në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e dokumentave dhe paraqitjen e një oferte, sipas tenderit të shpallur më datë 18 janar 2016, ka ardhur vetëm një ofertë konkrete në zyrat e institucionit.

Në total ishin 12 subjektet e regjistruara për pjesmarrjen për këtë tender, por ofertë paraqiti vetëm shoqëria Alb-Star shpk, një shoqëri shqiptare, e cila e shtrin aktivitetin e saj kryesisht, në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Advertisement

Shqyrtimi dhe vlerësimi I ofertës së paraqitur do të kryhet tashmë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që do të marrë parasysh kërkesat dhe kushtet e përcaktuara në dokumentat e tenderit, ndërsa ecuria e procedurave dhe konkluzionet e vlerësimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim, shkruan supersport.al

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 9 =

Previous Post

NY Daily News: Shokuese që nuk fitoi filmi “Shok”

Next Post

Reali shet këta dy yje

Advertisement