Dark Mode Light Mode

Materazzi flet për takimin me Zidanen

(AIK-Presheva Jonë)

 

Ndodhi takimi,” Zidane-Materazzi”,por ndryshe nga  Botërori, Gjermani 2006.

Advertisement

Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, është shprehur për takimin e tij më të fundit me Zinedine Zidanen në Milano.
“Zidane e parkoi veturën e tij pranë times dhe unë e shfrytëzova rastin për t’i thënë disa gjëra të cilat mbetën mes nesh. Le të them se unë isha ai që foli më shumë dhe kur në fund ai ma zgjati dorën, unë e shtrëngova dhe nuk e lëshova derisa më shikoi në fytyrë”.
“Kjo është ajo që kërkova. Ishte mirë për mua, nuk e di se si është ndier ai”, tha Materazzi.
Marco Materazzi njihet për goditjen me kokë të pësuar nga Zidane në gjoks në finalen e Botërorit 2006, pas një konflikti verbal të ndodhur mes tyre në fushë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − four =

Previous Post

Wenger i frustruar nga fjalët e Evras

Next Post

Salma Hayek: Kam hyrë në Amerikë ilegalisht

Advertisement