Dark Mode Light Mode

Masker në Serbi. Një person me armë vret 5 persona dhe plagos 22. Mes viktimave edhe gruaja e tij

policia_serbevPreshevë, 2 korrik  -Masakër në Zrenjanin (Serbi) një person hap zjarr në drejtim të një lokali. Të shtënat më armë zjarri u regjistruan pranë në një kafeneje në një qytet pranë Vojvodinës, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve, njfootn agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të B-92

Incidenti i rëndë ndodhi në një fshat afër qytetit Zrenjanin, afro 80 kilometra nga kryeqyteti Beograd.

Policia tha se personi me armë automatike ka hyrë në kafene në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka hapur zjarr kundër të pranishmëve që gjendeshin në lokal. I dyshuari është arrestuar.

Advertisement

Edhe pse nuk bëhen të ditura detajet, policia serbe konfirmon lajmin, ndërsa shton personi që ka hapur zjarr në drejtim të lokalit, ka lënë të vrarë edhe bashkëshorten e tij.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + eight =

Previous Post

Tragjike: Vdes fëmija 4 vjeçar nga Kumanova i shkelur qëllimisht nga maqedonasi

Next Post

Mesic: I pata thene Milloshevicit, do te varin mes te Beogradit!

Advertisement