Dark Mode Light Mode

Mali i Zi refuzon respiratorët falas nga Serbia, kurse Kosova pranon 1 mijë teste

Shteti i Malit të Zi nuk ka pranuar respiratorë si dhuratë nga Serbia, ajo i ka refuzuar ato pavarësisht pandemisë së COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
5 respiratorë që presidenti serb, Aleksandar Vucici dëshiroi t’ia dhuron Malit të Zi, krejt kjo për 2 arsye po thonë mediet malazeze, e para për të qetësuar raportet e acaruara së fundi mes dy vendeve dhe e dyta për shkak të luftës ndaj koronavirusit.
Por, kjo ‘ndihmë e Serbisë’ është refuzuar kategorikisht nga Qeveria malazeze, këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozovic.
Bozovic ka kërkuar nga Mali i Zi që ta rishqyrtojë këtë ndihmë nga Serbia, pasi kjo është si ndihmë për luftë kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.
Por, ndryshe ka vepruar Kosova, ajo ka pranuar që të marrë 1 mijë teste për koronavirusin nga Serbia.
Lajmin e ka pranuar mbrëmë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se kjo ka ardhur si ndihmë nga Serbia për shkak të sjelljes së mirë që kemi bërë ndaj komunitetit serbë në Kosovë.//gazetametro.net

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + sixteen =

Previous Post

Sot pranojnë 1000 teste nga ai, por VV para 5 muajve e quanin Vuçiqin kriminel lufte që s’mund të pozojë si bamirës<br><br>

Next Post

Befason Haradinaj: Nuk do t’ua pranoja testet Serbisë, edhe sikur me m’i ngjallë vëllezërit

Advertisement