Dark Mode Light Mode

Mahmuti: Kosova nuk fiton nga shkëmbimi i territoreve

Publicisti Bardhyl Mahmuti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me disa materiale, që sipas tij, po thirren në burime ndërkombëtare për marrëveshjen Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

Duke e quajtur “manipulim të fëlliqtë”, Mahmuti thotë se shkrimi që shoqërohet me një hartë kërkon të krijojë iluzionin sikur Kosova fiton më shumë se sa Serbia me marrëveshjen për shkëmbim të territorit.

Më poshtë, lexoni të plotë shkrimin e publicistit Bardhyl Mahmuti.

Advertisement

MANIPULIM I FËLLIQTË!

Ditëve të fundit më kanë ardhur mesazhe të cilat gjoja mbështeten në materialet ekskluzive të burimeve të vendimmarrjes ndërkombëtare në bisedimet Kosovë – Serbi.

Për të qenë më bindëse në atë që shpërndahet në emër të “vendimmarrjes ndërkombëtare”, shkrimi shoqërohet edhe me një hartë të territoreve që parashihen “të shkëmbehen me marrëveshje”!

Prezantimi i hartës është bërë me mjeshtri që të krijohet iluzioni se në këtë shkëmbim territoresh gjoja Kosova fiton më shumë se sa Serbia! Këtu kemi të bëjmë me një manipulim të fëlliqtë në funksion të krijimit të një klime të favorshme për t’i dhënë territoret e Kosovës Serbisë dhe për të “marrë” territoret që padrejtësisht janë ndarë prej saj.

P.S. Në këtë rast nuk e përdora termin “i kulluar” ose i “pastër”, sepse nuk ka asgjë të pastër e as të kulluar në këtë manipulim të fëlliqtë!

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + thirteen =

Previous Post

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë

Next Post

Qamil Isufi zgjedhet president i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër

Advertisement