Dark Mode Light Mode

Lunaçek: Liberalizimi i vizave për Kosovën 2-3 vjet

Është reale të pritet që implementimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave Kosovës t’i marrë 2 deri në 3 vjet, thotë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek, duke krahasuar këtë proces me fqinjët tanë.

http://www.botasot.info/img/Lunacek.jpgPor, shton ajo, definitivisht do të varet nga vullneti i kryeministrit dhe i Qeverisë së Kosovës dhe nga gatishmëria e implementimit të të gjitha çështjeve, të cilat kërkohen.

“Sido që të jetë, nuk e shoh mundësinë që kjo të ndodhë në vitin 2012”, citohet të ketë thënë Lunaçek.

Advertisement

Por ajo shprehet e bindur se “do të ketë përparim në dialogun e vizave, që do të nisë së shpejti”, duke shtuar se gjithashtu edhe “masat preferenciale tregtare së shpejti do të hyjnë në fuqi”.

Megjithëse pranon se “ka një lloj progresi”, Lunaçek thekson se “zhvillimi i raporteve kontraktuale është penguar nga pesë shtetet e BE së që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Megjithatë, ajo beson se mund të shihet “më shumë progres në këtë drejtim në muajt që vijnë”, tha Lunaçek.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + 16 =

Previous Post

Presidentja e Zvicrës Calmy-Rey sot ne Berne ka pritur ministrin Enver Hoxhaj

Next Post

Thaçi intervistohet nga prokurori i EULEX-it

Advertisement