Dark Mode Light Mode

Lojtari më i mirë i Kosovës kalon në Shqipëri!

Të shtunën mbrëma u shpall lojtari më i mirë i futsallit në Kosovë për vitin 2016, ndërsa të dielën iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë në futsall.

 

Advertisement

Bëhet fjalë për Narcis Alibegun (26) që la përfaqësuesen e Kosovës në futsall (futboll të sallës) për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore. Kombëtarja e Shqipërisë në futsall të dielën është mbledhur në Prishtinë, ku do të përgatitet për paraqitje në fazën e parë eliminatore për Evropianin e vitit 2018.

 

Vendimi i tij për të lënë Kosovën që të luajë për Shqipërinë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e futsallit kosovar, por Alibegu tashmë po shikon para drejt sfidave të reja, si lojtar i “kuqezinjve”.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + 14 =

Previous Post

Zvicër, humb jetën një i ri (31) nga Presheva në një aksident

Next Post

Kosova bëhet me “Islamic Fashion Mode” (Foto)

Advertisement