Dark Mode Light Mode

Lojtarët kryesorë të Realit s’e duan Mourinhon

Trajneri portugez flitet se mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, nëse shkarkohet Zinedine Zidane

Jose Mourinho mund të rikthehet në Real Madrid në ditët apo javët në vazhdim, shkruan Gazeta Express.

Trajneri portugez pritet ta zëvendësojë Zinedine Zidanen, i cili mund të shkarkohet nga “Los Blancos”.

Advertisement

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se ekziston një pengesë e madhe që mund ta ndalojë rikthimin e “Special One” në Madrid.

Një pjesë e mirë e lojtarëve kryesorë të Realit nuk e duan rikthimin e ish-trajnerit të tyre.

Në eksperiencën e parë të Mourinhos në “Santiago Bernabeu” kishte përçarje në ekip dhe ai nuk kishte ditur ta menaxhonte këtë situatë.

Prandaj, lojtarët frikësohen se e njëjta gjë mund të ndodhë përsëri, prandaj nuk e duan ish trajnerin e Portos, Chelseat, Interit, Realit dhe Manchester Unitedit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + nineteen =

Previous Post

Konjufca zbulon se si do të ndahet pushteti në rast se arrihet koalicioni me LDK-në

Next Post

Shkrirja e akullnajave nxjerr në sipërfaqe pesë ishuj të rinj në Rusi

Advertisement