Dark Mode Light Mode

“Lojtarë gay në kombëtaren italiane”

Gazetari italian, Alessando Cecchi Paone, i njohur për prirjet e tij seksuale, ka rrëfyer në një emision radiofonik në Itali se në kombëtaren italiane ka homoseksualë, madje ai kishte patur raporte intime me njërin prej tyre.

“Kam patur një marrëdhënie me një lojtar të kësaj kombëtareje dhe ai më ka thënë se ka edhe të tjerë ndaj e di që janë edhe dy të tjerë”, deklaroi gazetari.

Më tej ai hedh dritë duke shtuar se trajneri Prandelli e di se cilët prej lojtarëve të tij janë homoseksualë, duke lëshuar më pas tre emra, që sipas tij janë lojtarët “metroseksualë” në kombëtaren axurre, Giovinco, Montolivo dhe Abate.

Advertisement

Gazetari i njohur ka kritikuar më pas Cassano-n për qendrimin e tij kundër dhe “e ka ftuar atë për drekë për t’i sqaruar se nuk ka asgjë të keqe të kesh shokë skuadre persona gay.

Debati mbi lojtarët homoseksualë në kombëtaren italiane u hap pas një deklarate të sulmuesit italian, Cassano i cili pyetjes së një gazetari nëse ka në mes të axurrëve futbollistë homoseksual, iu përgjigj: Shpresoj që jo!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 − two =

Previous Post

Franca fton Abidal për ndeshjen me Suedinë

Next Post

Döner qebapi më i madh në botë

Advertisement