Dark Mode Light Mode

Lista Serbe i bie pishman që e quajti Haradinajn kriminel, ia lë fajin mediave serbe

Një pjesë e mediave në Kosovë e kanë përkthyer gabimisht një deklaratë të Listës Srpska sa i përket akuzës se Ramush Haradinaj është kriminel.

Në fakt, media serbe e kishte quajtur kriminel ish-Kryeministrin e Kosovës, ndërsa, Lista Srpska vetëm kishte kritikuar deklaratat e ish-Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili kishte vizituar Kosovën dhe selinë e AAK-së.

Një përkthim i pasaktë i deklaratës së Listës Srpska ka bërë që edhe Ramush Haradinaj të bie në lajthitje dhe të paralajmërojë padi ndaj Listës Srpska.

Advertisement

Disa medie në Kosovë kanë shkruar se Haradinaj ishte cilësuar si kriminel nga Lista Srpska. Por, në fakt, një cilësim të tillë e kishte bërë media serbe në titullin e tekstit që kishte folur për Mesiq dhe vizitën e tij në Kosovë.

Askund në deklaratën e Srpska-s nuk ishte përmendur Haradinaj si kriminel.

Kryetari i Listës Srpska, Slavko Simic ka deklaruar se me AAK’në kanë bashkëpunim të shkëlqyer derisa ka demantuar mediat sa i përket akuzave në drejtim të Haradinajt.

“Ku e keni marrë këtë?. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me AAK-në”, ka thënë Simiq.

Lista Srpska përfaqëson pakicën serbe në institucionet e Republikës së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight + one =

Previous Post

Haradinaj do ta padisë Listën Serbe

Next Post

Qindra shqiptarë sot në Bernë: Liroeni Ramush Haradinajn ta drejtoj shtetin e Kosovës!

Advertisement