Gazetarja e televizionit Al-Jazeera, Doroti Parvaz është liruar nga autoritetet iraniane dhe është kthyer në Doha.

Parvaz, që ka nënshtetësi kanadeze, amerikane dhe iraniane, humbi pa gjurmë, pasi që arriti në Siri në muajin e kaluar për të mbuluar protestat e atjeshme.

Autoritetet siriane thanë më vonë se Parvaz ëshët dëbuar në Iran, pasi përpiqej të hynte në Siri me një pasaportë iraniane me afat të skaduar.

Autoritetet iraniane thanë se ajo ka bërë “shkelje”, por nuk njoftuan se po e mbanin nën arrest.

Televizioni me seli në Katar, Al-Jazeera njoftoi se Parvaz ka arritur në Doha dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

SHPËRNDAJE