Dark Mode Light Mode

Lirohet gazetarja e Al-Jazeera-s

 

Gazetarja e televizionit Al-Jazeera, Doroti Parvaz është liruar nga autoritetet iraniane dhe është kthyer në Doha.

Parvaz, që ka nënshtetësi kanadeze, amerikane dhe iraniane, humbi pa gjurmë, pasi që arriti në Siri në muajin e kaluar për të mbuluar protestat e atjeshme.

Autoritetet siriane thanë më vonë se Parvaz ëshët dëbuar në Iran, pasi përpiqej të hynte në Siri me një pasaportë iraniane me afat të skaduar.

Advertisement

Autoritetet iraniane thanë se ajo ka bërë “shkelje”, por nuk njoftuan se po e mbanin nën arrest.

Televizioni me seli në Katar, Al-Jazeera njoftoi se Parvaz ka arritur në Doha dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + seven =

Previous Post

Presin 19 kandidatë për 7.258 vota të diasporës

Next Post

Eshton i dridhet karrigia shkruan "Sunday Times"

Advertisement