Dark Mode Light Mode

Lirimi i Ramush Haradinajt, ky është vendimi i Qeverisë serbe

 

 

Qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, me temën e vetme për vendimin gjyqësor të Francës ndaj ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Advertisement

 

Kjo seancë do të mbahet pas kthimit të kryministrit Aleksandar Vuçiq nga India, ku po qëndon për vizitë zyrtare, ndërsa zëvendëskryeministri Ivica Daçiq ka thënë që qeveria serbe nuk do të reagoj sot në lidhje me lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

 

Haradinaj është liruar me kusht deri në vendimin e gjykatës franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

 

Gjykata në Colmar në Francë ka marrë pasaportën e Haradinajt si dhe ka urdhëruar atë që të paraqitet dy herë në javë në departamentin përkatës të policisë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + eleven =

Previous Post

Mediat botërore: Lirohet ish-kryeministri i Kosovës. Cirku i Francës vazhdon

Next Post

Gruaja e Haradinajt: Duart t’i lidhën, forcën jo. Dhe një mesazh për Thaçin e Mustafën

Advertisement