Dark Mode Light Mode

Liderët botërorë rikthehen në OKB me fokus në pandemi dhe klimë

Liderët botërorë do të rikthehen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork javën që vjen, me fokus në përpjekjet për luftim të ndryshimeve klimatike dhe pandeminë e koronavirusit, e cila vitin e kaluar i ka shtyrë ata të dërgojnë video-deklarata në vend që të marrin pjesë me prezencë fizike.

Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet, rreth një e treta e 193 shteteve anëtare janë duke planifikuar të dërgojnë sërish video, mirëpo presidentë, kryeministra dhe ministra të Jashtëm të vendeve tjera pritet të udhëtojnë në Kombet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Joe Biden do të marrë pjesë fizikisht në këtë organizim.

Advertisement

OKB-ja ka krijuar një sistem që u mundëson hyrjen personave që janë të vaksinuar kundër koronavirusit, ndonëse ata nuk duhet të tregojnë dëshmi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Reuters se diskutimet rreth asaj se sa diplomatë janë imunizuar, ilustron “sa dramatike është pabarazia sot në lidhje me vaksinimin”.

Ai është duke shtyrë përpara planin për vaksinim të 70 për qind të botës, deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Nga 5.7 miliardë doza të vaksinave të administruara në gjithë botën kundër këtij virusi, vetëm 2 për qind prej tyre janë dhënë në Afrikë.

Për shkak të pandemisë, delegacionet e OKB-së kanë kufizuar numrin e ngjarjeve që do të organizohen.

Në mesin e temave tjera me rëndësi pritet të jenë edhe situata në Afganistan dhe Iran./REL

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 2 =

Previous Post

"Senzacioni" i NISMA-së në Podujevë: Do të fitoj pa balotazh, i lus llapjanët që mbrëmjen e 17 tetorit të fesojnë me maturi

Next Post

Capital T bashkëpunon me producentët e Pop Smoke për projektin e ri.

Advertisement