Dark Mode Light Mode

Legjenda e Milanit: Derbi ndaj Interi, shansi i fundit për titull për kuqezinjtë

Demetrio Albertini, president i sektorit teknik të FIGC dhe ish-mesfushor i Milanit, foli në “Gazzetta dello Sport” për derbin e së shtunës kundër Interit.

Interi është lider i tabelës në Serie A me katër pikë më shumë se Napoli dhe Milani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar po ashtu.

Milanit i duhet patjetër fitorja për të mbetur në garë për titull, përndryshe rrezikon të ngelë 10 pikë mbrapa rivalit.

Advertisement

“Milani është ekip i pjekur, por kjo është thirrja e fundit. Për të besuar në rikthimin, Pioli mund vetëm të fitojë. Leao vendos lojërat, Kessie shton forcën për Tonali”, tha Albertini.

“Nëse është mirë, Ibra do të ngjallë frikë si gjithmonë. Megjithatë, kohët e fundit e shoh shumë larg golit… Nuk do të kisha problem ta shihja Bennacer si titullar, me atë treshe në mesfushë mund ta kufizosh Brozovic”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 17 =

Previous Post

Messi e vesh për herë të parë fanellën me numrin 10 te PSG-ja

Next Post

Memli Krasniqi takohet me Escobar e Lajçak: PDK e mbështetë dialogun me njohje të ndërsjellë, pa cënuar sovranitetin e vendit

Advertisement