Dark Mode Light Mode

Legjenda e futbollit: Do të jem në Tiranë për finalen e Conference Leagues

Tirana është gati për të pritur mbrëmjen  e nesërme një nga sfidat më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë, pasi në “Air Albania” do të luhet edhe finalja e Conference League duke nisur që nga ora 21:00.

Roma e Marash Kumbullës përballë Feyenoord, një sfidë që pritet të dhurojë emocione të mëdha me skuadrat që kërkojnë edhe trofeun e lavdishëm.

Për të mbështetur skuadrat sigurisht në “Air Albania” do të zbarkojnë edhe ish-lojtarë të ekipeve respektive dhe një ndër to është edhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, i cili ka folur për mediat, teksa ka konfirmuar se në Tiranë do të jetë padiskutim në mbështetje të Romës.

Advertisement

“Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën”, ka deklaruar Totti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 2 =

Previous Post

Cana: Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, fitoftë më i miri

Next Post

Ademi vlerëson lart punën e Dukës për organizimin perfekt të finales në TIranë

Advertisement