Dark Mode Light Mode

Kush është Loredana, reperja kosovare që sot u arrestua në Zvicër

 

Bildergebnis für Loredana zefi

Reperja kosovare nga Ferizaj e cila u arrestua nga autoritetet zvicerane u bë e njohur në Instagram.

Advertisement

Ajo ka mbi 1 milion ndjekës në instagramin e saj. Me stilin e saj prej “gangstereje”, ajo gjendej mes dy vendbanimeve, Prishtinës dhe Emmenbrücke, kantoni i Luzernit.

Bildergebnis für Loredana zefiMes shumë fotografive private në Instagram, Loredana paraqet edhe jetën e saj tejet luksoze që bën. Përveç operacioneve të shumta plastike, ajo shihet nëpër vende të ndryshme të Evropës.

E rrethuar me luks dhe me rroba jo të lira që sot është arrestuar për mashtrim me shumë të mësha parash , para pak vitesh u martua me reperin nga Kosova Mozzik.

Ata kanë një vajzë së bashku.

E pranon lidhjen me “djalin e hallës”

Bildergebnis für Loredana zefiLoredana, është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin ferizajas, Gramoz Aliun ose Mozzik. Deri tani kur është pyetur nga mediat për raportin e saj me reperin, Zefi si në shaka ka thënë se e ka djalë të hallës. Por më në fund ajo e ka pranuar. “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”, thotë ajo.

Sot policia zvicerane ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.

Bildergebnis für Loredana zefiAutoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch.

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 frangash zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute.Ähnliches FotoBildergebnis für Loredana zefi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Policia zvicerane arreston kengetaren kosovare Loredana Zefi e cila gjoja si "avokate" vodhi gati 1 milioë FCH duke demtuar me 50 milion qiftin zviceran

Next Post

Policia serbe arreston preshevarin A. V. (1974) rruges Leskoc-Nish

Advertisement