Dark Mode Light Mode

“Kurti s’po ftohet”, Krasniqi tregon se do të udhëtojë në SHBA dhe për takimet atje

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se nuk do të jetë personalisht në takimin e 31 janarit në Ambasadën e SHBA’së pasi do të udhëtojë në Uashington. Duke e përmendur me ironi se Kurti dhe Qeveria nuk po ftohen në SHBA.

Krasniqi ka treguar se atje do të marrë pjesë në takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. ku edhe do të takojë liderë botërorë.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se përtej kësaj, do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Advertisement

“Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota.  Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniqi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − 9 =

Previous Post

LRFP si më e madhja në Kosovë me porosit të qartë: Ju lutemi, politika dusrt larg nga futbolli

Next Post

Futbollisti i njohur, Shala: Po kërkohet anarki në futboll, kryetarin e zgjedhin organet dhe vetëm ata marrin vendime

Advertisement