Dark Mode Light Mode

Kurti nuk sheh tejkalim që Sveçla po lëshon leje për të zgjedhurit e popullit, thotë se seanca e tyre është e kotë

Kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti, e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që përmes vendimit u ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë .

Kurti tha para mediave se me këtë veprim janë duke u trajtuar njësoj qytetarët dhe deputetët.

“Besoj që është më së miri të përgjigjet vetë ushtruesi i detyrës të ministrit, por është e qartë që Prishtina është në karantinë, në mënyrë që të mos ketë kurrfarë pengese për deputetët besoj që e ka marrë një vendim të tillë. Unë e kam bindjen time që seancat e tilla jo vetëm që nuk janë të dobishme por janë kundër produktive, dërgojnë mesazh negativ te qytetarët. Janë të kota, për brengën e ngritur nuk mund të kenë ndikimin që dua. Po trajtohet edhe deputeti si qytetari s’besoj që duhet të ketë qytetarë që ankohen”, thotë ai.

Advertisement

Njësoj është deklaruar edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi. Ai thotë se është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit.

“Ditën e diel në ditën kur është vendosë Prishtina në karantinë, jam ndalë nga policia dhe më është dashtë të argumentoj që jetoj në Prishtinë që të më lejojnë me hy, që do të thotë se të gjithë do të kontrollohen pa marrë parasysh pozitës. Është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit”, ka deklaruar Bislimi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × five =

Previous Post

Filmi turk bën Neymarin me lot: Ata që kanë fëmijë e dinë se çfarë jam duke menduar<br><br>

Next Post

Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun për arratisjen nga QKUK-ja<br><br>

Advertisement