Dark Mode Light Mode

Kurti kërkon largimin nga skena politike dhe publike për Edi Ramën dhe Baton Haxhiun

Ishte gazeta “Bota sot”, e cila zbuloi një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama së bashku me gazetarin Baton Haxhiun dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Kryeministri shqiptar po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, por gazetari Haxhiu nuk dihet se në çfarë cilësie është atje.

Megjithatë, prof. Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, po kërkon largimin e menjëhershëm nga jeta politike dhe publike të këtyre njerëzve.

Advertisement

Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografinë e njëjtë e titullin “Rama dhe Haxhiu me mentorin e tyre Lavrov!!!”

Sipas tij, rruga e shqiptarëve është vetëm ajo euroatlantike dhe kurrsesi ajo ruso-serbe.

Postimi i plotë:

Rusofilët, Rama dhe Haxhiu me mentorin e tyre Lavrov!!!

Rama “lideri global” pasi e bëri Shqipërinë “Zvicër” tani nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse ta sjellë paqen mes Ukrainës dhe Rusisë!!!

Rruga e Shqiptarëve është vetëm ajo euro-atllantike dhe kurrsesi ajo serbo-ruse.

Kërkohet largimi i menjëhershëm nga jeta politike dhe publike e këtyre njerëzve të shitur.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

Arifi po shpon bira n'uje. Flet per bashkimin e Presheves me Kosoven, kurse del ne zgjedhjet e Serbisë?!

Next Post

Kelmendi: Sygjerimi im është dhe mbetet që taksa të hiqet!

Advertisement