Dark Mode Light Mode

Kurti e pret në zyrë ambasadorin francez: Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.

Ndër temat që u diskutuan ishte edhe propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës”, njoftoi ZKM.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti, sipas ZKM-së.

Advertisement

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, “si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − fourteen =

Previous Post

Publikohet me video momenti kur hidhet në erë hoteli në Sarandë

Next Post

Rrëfim tronditës i të mbijetuarës nga tërmeti: Si jetova për 4 ditë nën rrënoja me djalin tim të porsalindur

Advertisement