Dark Mode Light Mode

Vazhdon prostitucioni politik në Preshevë, në stilin me KËTA ose ATA?!

Nga: Kujtim SADRIU

Pas prishjes së koalicioni kanë filluar zërat në qytetin e Preshevës se: Shkuan KËTA e po vijmë NE, të bëjmë koalicion me këta që t’i fundosim ata, pikësynimi i gjithë këtij marifeti që janë NE, ATA edhe KËTA, është se si të vijnë në pushtet për t’i kënaqur apetitet e tyre klanore, partiake e farefisnore!

Fenomeni tjetër fillon tek qytetarët se: U ngul AI ose ATA, po ai duke tentuar të shkulet nga KËTA e shkoj u ngul te ATA. Tani qytetari i shkretë, duke menduar për të ikur prapë nga KËTA te ATA, po ka frikë se do të ngulet te gjithë ATA.
Pastaj rrinë e mendon dhe flet me vetvete, unë veç jam ngulur te KËTA e s’po guxon të shkoj te ATA, se pasja ka gjasa se mund të ma ngulin edhe KËTA edhe ATA. E krejt kjo na del si ajo thënia. “Duke u munduar për të shkulur e shkon vetëm duke u ngulur!”.

Advertisement

E gjithë kjo e ngulme me ATA e KËTA vjen se asnjë parti politike nuk ka një koncept, apo program konkret të qartë për zbutjen e papunësisë në Preshevë dhe zgjidhjen e problemeve të shumta që preokupojnë këtë komunë.
Qëllimi kryesor është si të vijmë në pushtet NE dhe t’i HEQIM ATA!.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + fourteen =

Previous Post

Diplomacia ekonomike-Rama: Qeveria do të këtë edhe një ministër Shteti për shqiptarët jashtë atdheut

Next Post

Brukseli e fton Thacin ne Bruksel te enjten e ardhshme, por jo edhe Isa Mustafen dhe Edita Tahirin

Advertisement